Marco Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit nuk do të mund të kthehesha në Itali…
Pas Moldavisë, Kombëtarja U21 fitoi edhe ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës. Në Elbasan Arena kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi iu imponua 21 vjecarëve ukrainas me rezultatin 2-0 pas një ndeshje shumë të mirë ku protagonistë u bënë Ermir Rashica dhe Gjergji Kote me golat e tyre.
Kuqezinjtë e nisën shumë mirë sfidën teksa krijuan dy shanse shënimi me Rashicën në minutën e 5 dhe të 12 por pa sukses. Në minutën e 39 të besuarit e Alban Bushit zhbllokuan rezultatin pikërisht me Rashicën dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve të vegjël
Në pjesën e dytë Kombëtarja U21 po e administronte mirë avantazhin e krijuar, por në minutat shtesë të ndeshjes ajo shënoi edhe një gol tjetër këtë radhë me Koten për të fiksuar fitoren 2-0 të skuadrës sonë të 21 vjecarëve.
Kujtojmë që të dyja këto ndeshje miqësore me Moldavinë dhe Ukrainën ishin në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e 21 vjecarëve të vitit 2027
Top Channel