Romanca e re e ish-kryeministrit kanadez me Katy Perry, reagon ish-bashkëshortja e Trudeau: Ai është një baba dhe…

17/11/2025 21:59

Sophie Grégoire ka folur publikisht për jetën e saj si ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, ish-kryeministrit kanadez.

Gregorie është shprehur se po mundohet të kontrollojë reagimet e saj në lidhje me lajmet mbi romancën e re të ish-bashkëshortit me këngëtaren e njohur Katy Perry.

“E di, ne jemi qenie njerëzore dhe gjërat na ndikojnë. Është normale. Mënyra se si reagon ndaj gjërave është zgjedhja jote. Kështu që unë zgjedh të përpiqem të dëgjoj muzikën, dhe jo zhurmën”, tha Gregorie.

Grégoire dhe Trudeau, prindër të dy fëmijëve të cilët ishin të martuar që prej vitit 2005, njoftuan ndarjen e tyre në gusht 2023.

Nga ana tjetër, së fundmi është përfolur për një romancë të re të Trudeau dhe Perry, të cilët janë fotografuar duke kaluar momente intime së bahsky, ndërsa e bënë publike romancën e tyre vetëm pasi u panë të kapur për dore në kabarenë Crazy Horse në Paris.

Grégoire shtoi se është “shumë e vetëdijshme se shumë gjëra publike mund të jenë shkaktarë”.

“Do t’i lejoj vetes të zhgënjehem nga dikush, do t’i lejoj vetes të zemërohem, të trishtohem”, tha Grégoire. “Dhe e di me siguri sa e rëndësishme është, si avokate e shëndetit mendor, të ndjej të gjitha ato emocione”, deklaroi ajo.

Ajo komentoi gjithashtu edhe raportin e tij me fëmijët ku tha se Trudeau ka një dashuri dhe gadishmëri të madhe për ta.

“Unë definitivisht nuk jam nënë beqare. Kam një partneritet me një baba që ka një dashuri dhe gatishmëri të thellë për fëmijët e tij”, tha Gregorie.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta