Përjashtimi i kreut të PD nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala e Berishës, njeriu flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

17/11/2025 09:51

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.

Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës.

Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.

Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë“, u shpreh ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta