Me Milanin, Allegri nuk ka humbur një derbi që nga viti 2015
“Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë. Ato marrin kthesa të mëdha dhe pastaj kthehen.” Kjo frazë e famshme e Antonello Vendittit në këngën “Amici mai” (1991) duket sot më aktuale se kurrë për tifozët e Milanit, të cilët prej ditësh po ëndërrojnë një rikthim sensacional në “San Siro”.
Largimi i Thiago Silvas në verën e vitit 2012 u përjetua si një goditje e rëndë nga tifozët kuqezi. Për shumë milanistë, braziliani ishte jo vetëm një mbrojtës i jashtëzakonshëm, por edhe një figurë që identifikohej me shpirtin dhe profesionalizmin e klubit.
Sot, 13 vite më vonë, skenari i pamenduar dikur duket se po merr formë: Thiago Silva mund të jetë një opsion real për mbrojtjen e Milanit, në një moment kur skuadra ka nevojë urgjente për eksperiencë dhe siguri në repartin defensiv.
Nuk është sekret që drejtuesit kuqezi po kërkojnë një qendërmbrojtës në merkato. Forma e pasigurt dhe mungesa e stabilitetit kanë detyruar klubin të shikojë opsione me përvojë, dhe Thiago Silva, pavarësisht moshës, shihet si një pasuri e mundshme në prapavijë.
Ndërkohë, blerja e të riut David Odogu nuk ka rezultuar aq bindëse sa pritej. Talentit të lindur në vitin 2006 pritet t’i jepet mundësia të luajë më shumë minuta përmes një huazimi në janar, me qëllim vlerësimin e tij përfundimtar në verë.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të opsioneve të merkatos. Por dashuria mes Milanit dhe Thiago Silvas nuk është shuar kurrë, dhe situata aktuale e skuadrës ka bërë që tifozët të shpresojnë më shumë se kurrë se “disa histori kthehen aty ku nisën”.
Top Channel