Marco Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit nuk do të mund të kthehesha në Itali…
Ylli brazilian Estevao Willian është vënë në qendër të vëmendjes pasi mediat braziliane raportojnë se ai është kritikuar ashpër nga trajneri Carlo Ancelotti gjatë grumbullimit të tetorit me kombëtaren.
Sipas Globo Esporte, incidenti ndodhi pasi 18-vjeçari refuzoi disa herë të zbatonte udhëzimet taktike të trajnerit gjatë një ushtrimi stërvitor.
Ancelotti thuhet se i ka thënë lojtarit para gjithë skuadrës: “Unë flas vetëm një herë. Ose bën atë që të them, ose del nga ekipi.” Paralajmërimi i ashpër erdhi pasi Estevao nuk ushtroi presion ndaj mbrojtësit kundërshtar, siç i ishte kërkuar.
Pavarësisht tensioneve, reagimi i të riut ka qenë pozitiv. Pas “shkundjes” së marrë nga trajneri, ai shënoi një dopietë në fitoren 5-0 kundër Koresë së Jugut dhe më pas u aktivizua sërish në ndeshjen ndaj Japonisë. Fundjavën e kaluar, ai shënoi golin e katërt me Brazilin në vetëm 10 paraqitje, gjatë fitores 2-0 ndaj Senegalit në “Emirates Stadium”.
Estevao, i cili u transferua te Chelsea këtë verë nga Palmeiras për deri në 56 milionë paund, po kalon një sezon mbresëlënës si me klubin ashtu edhe me kombëtaren. Me Blutë ai ka regjistruar 16 paraqitje dhe 4 gola, duke u kthyer në një nga elementët kryesorë të skuadrës që ndodhet vetëm gjashtë pikë larg kreut të Premier League.
Raportohet se marrëdhënia mes tij dhe Ancelottit mbetet shumë e mirë. Vetë lojtari ka zbuluar se trajneri madje i ka dhënë një ditë pushim nga stërvitja për të kryer provimin e patentës në Brazil.
Estevao pritet të jetë në garë për një vend titullari në ndeshjen e radhës të Brazilit ndaj Tunizisë, përpara se t’i bashkohet Chelsea-t për sfidën ndaj Burnley-t të shtunën.
Top Channel