‘Goditi’ Italinë, Strand Larsen, lojtari që Milani mund ta merrte për 200 mijë euro por që tani vlen 50 milionë
Mbrëmjen e sotme janë luajtur 6 sfida, nga të cilat dy emra të tjerë kanë prerë biletën për në finalet e Botërorit 2026.
Gjermania ka siguruar kreun e Grupit A. Edhe pse i mjaftonte vetëm një barazim, “Panzerat” copëtuan me 6 gola skuadrën e Sllovakisë, duke dhënë mesazhe të forta për kritikat e marra tre ditë më parë pas ndeshjes me Luksemburgun. Kjo e fundit e mbylli pa pikë grupin, pasi u mposht 1-0 nga Irlanda e Veriut.
Kështu Gjermania shkon në Botëror në këtë grup, ndërsa Sllovakia (si vend i dytë) dhe Irlanda e Veriut (nga Nations League) do i luajnë shanset e tyre në “Play Off”.
Një tjetër emër i madh që do të udhëtojë për në Amerikë është Holanda. “Tulipanët”, të cilët isbhin praktikisht të kualifikuar falë golavarazhit, nuk i lanë asgjë në dorë fatit dhe mundën 4-0 Lituaninë dhe e mbylli Grupin G në vendin e parë. Në play off nga ky grup do të shkojë Polonia, e cila pas fitores 2-3 me Maltën, e mbylli në vendin e dytë.
Kroacia, e cila u kualifikua tre ditë më parë, mundi me përmbysje 2-3 Malin e Zi dhe e mbylli Grupin L me 22 pikë, ndërsa Republika Çeke triumfoi 6-0 përballë Gjibraltarit dhe doli e dyta me 16 pikë.
REZULTATET:
GRUPI A
Gjermani 6-0 Sllovaki
Woltemade 18’, Gnabry 29’, Sane 36’, 41’, Baku 67’, Ouedraogo 79’
Irlandë e Veriut 1-0 Luksemburg
Donley (P) 44’
GRUPI G
Holandë 4-0 Lituani
Reijnders 16’, Gakpo (P) 58’, Simons 60’, Malen 62’
Maltë 2-3 Poloni
Cardona 36’, Teuma (P) 68’ / Lewandowski 32’, Wszolek 59’, Zielinski 85’
GRUPI L
Mali i Zi 2-3 Kroaci
Osmajic 3’, Krstovic 17’ / Perisic (P) 37’, Jakic 72’, Vlasic 87’
Republika Çeke 6-0 Gjibraltar
Doudera 5’, Chory 18’, Coufal 32’, Karabec 39’, Soucek 44’, Hranac 51’
Top Channel