Hapja e grupkapitullit të negociatave me BE/ “Dikur bënte ftohtë”, Rama nga Brukseli: Tashmë çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë

17/11/2025 07:56

Mbrëmjen e djeshme u çelën dyert e godinës të misionit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, u shpreh se është e jashtëzakonshme që të përjetosh këtë moment, ndërsa foli për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Ai tha se dikur Brukseli ka qenë i ftohtë, por tashmë gjërat janë ndryshe,

Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush.”, u shpreh Rama.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Ferit Hoxha, u shpreh se “Është shumë komode për mua të mbroj kauzën e Shqipërisë sot, sepse përfaqësoj një vend e shoqëri që kurrë nuk e ka humbur besimin tek Europa, një qeveri me një përkushtim të patundur politik ndaj BE-së dhe e gatshme të shfrytëzojë çdo sekondë“.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta