“Berisha refuzoi dy herë fletëthirrjen e SPAK”, Balla: Për kërkesat ndaj kundërshtarëve thonë ‘ku është filani’, kur thirren vetë protestojnë Nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp më komisioneren për zgjerimin, Marta Kos në Bruksel.
Teksa foli për anëtarësimin, kreu i qeverisë tha se kjo është hera e parë që Shqipëria kërkon t’i ‘bindet një perandori’ (BE), ndërsa shtoi ‘Më mirë të na marrin brenda, nëse jo do ti përndjekim deri në fund
Rama: Ky proces na ka ndihmuar në mënyra që në të kundërt do të ishin të pamundura. Mund të tingëllojë… quajeni si të doni, por është njësoj si të shkosh në shkollë dhe të duhet të mundohesh të thonë që duhet të përsëritësh, të vish prapë se provimin nuk e ke bërë mirë, në qoftë se nuk heq dorë, fiton . Ajo çfarë Shqipëria e shqiptarët fitojnë nga ky proces shkon përtej grupkapitujve dhe anëtarësimit formal, ata fitojnë një vend i cili bazohet në institucione që funksionin në shtetin e së drejtës. Do ju thoja po, viti i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm, ka qenë shpërblyes, pa vitet që i paraprimë që nuk ishin shpërblyese, kuy nyuk do të kishte ardhur. Të jesh skeptik nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të na ndalë që të punojmë çdo orë, minutë për ta bërë realitet.
Ne kemi një shumicë si në kohërat komuniste dhe në perandorinë osmane, ne u jemi besnikë perandorive. Kjo është hera e parë që ne duam të ju bindemi një perandori. Ishim kokë e këmbë nga imponimi dhe jo nga zgjedhja. Më mirë të na marrin brenda, nëse jo do ti përndjekim deri në fund. Nuk i shpëtoni dot Shqipërisë.
Top Channel