“Berisha refuzoi dy herë fletëthirrjen e SPAK”, Balla: Për kërkesat ndaj kundërshtarëve thonë ‘ku është filani’, kur thirren vetë protestojnë
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se sot, në Konferencën e shtatë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë u hapën bisedimet për pesë kapitujt e mbetur të grupit “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.
Më ketë akt, Shqipëria ka realizuar me sukses, sikurse ishte angazhuar, hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, duke shënuar një arritje historike për shtetin dhe qytetarët shqiptarë.
Ky moment dëshmon se reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit kanë dhënë rezultate konkrete, të vlerësuara dhe të njohura nga partnerët tanë europianë.
Hapja e kapitujve reflekton:
* përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë ndaj reformave të thella dhe transformuese;
* angazhimin e institucioneve shqiptare për përmbushjen e standardeve europiane;
* bashkëpunimin e shkëlqyer me Komisionin Europian dhe vendet anëtare;
* mbështetjen e gjerë të qytetarëve shqiptarë për rrugën europiane.
Shqipëria do të hyjë së shpejti në një fazë të re, po aq sfiduese sa edhe vendimtare: mbylljen e kapitujve dhe përfundimin e negociatave, përmes forcimit të mëtejshëm të sundimit të ligjit, rritjes së transparencës, konsolidimit të institucioneve, avancimit të reformave ekonomike dhe vijimit të përafrimit të plotë me acquis communautaire.
Republika e Shqipërisë mbetet e vendosur të ecë përpara me seriozitet, përgjegjshmëri dhe vendosmëri, duke e konsideruar integrimin europian jo vetëm objektiv strategjik, por si projekt kombëtar dhe si angazhim të palëkundur ndaj vlerave dhe parimeve europiane.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen e saj ndaj Komisionit Europian, shteteve anëtare dhe të gjithë partnerëve që kanë mbështetur këtë proces, si dhe thekson gatishmërinë e plotë të Shqipërisë për të vijuar me ritmin e reformave drejt mbylljes së negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.
Top Channel