Çdo javë protestë para Kryeministrisë, deputeti Këlliçi: Foltorja 2 do t’ia dalë, e para përfundoi në rithemelim të PD-së

17/11/2025 19:01

Për Belind Këlliçin, “Foltorja 2” e nisur sot para Kryeministrisë, do t’ia dalë t’i përmbushë qëllimet e demokratëve, pasi sipas tij shembull është “Foltorja 1”.

“Nisi me 1 të 100-ën dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtare të rithemelimit të PD-së dhe ia doli të kthejë shpresën shqiptarëve dhe të mbajë në këmbë opozitën”, tha deputeti i PD, teksa njoftoi se kjo protestë do të mbahet çdo javë.

“Për një minutë do të duhet të marrë një shpjegim për të gjithë ata që na ndjekin, për ata që do të helmohen për organizimin, për pjesëmarrjen, për mesazhet e shumë arsye të tjera.

Arsyeja pse kjo do ia dali, foltoren e parë në vitin 2021, ishte një foltore e parë e drejtuar nga doktor Berisha, ia doli të shpëtojë opozitën brenda tre muajsh. Nisi me 1 të 100-ën dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtare të rithemelimit të PD-së dhe ia doli të kthejë shpresën shqiptarëve dhe të mbajë në këmbë opozitën.

Për 44 javë me radhë, më pak se 1 e 10 e atyre që jemi këtu, jemi përbaltur, na kanë shitur dhe janë të njëjtat media që kanë sulmuar PD-në dhe protesta jonë ia doli, që Erion Veliajn ta përcillte në burgun e Durrësit”, tha Këlliçi.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta