Protesta në Athinë në kujtim të 52-vjetorit të rënies së juntës ushtarake, 11 të arrestuar
Mbiemri Hakkinen rikthehet të dëgjohet sërish në botën e garave automobilistike. Ella, vajza 15 vjeçare e dy herë kampionit të botës, Mika Hakkinen, është përfshirë në programin e zhvillimit të pilotëve te McLaren.
Skuderia që edhe këtë vit festoi titullin botëror për konstruktorë, zgjodhi vajzën adoleshente të legjendës finlandeze të Formula 1, e cila spikati vitin e kaluar te Champions of the Future Academy në Itali dhe ka regjistruar fitore dhe podiume në garat karting në të gjithë Evropën e për më tepër, ajo do të jetë pilotja më e re në moshë e të gjithë programit. McLaren, me seli në Woking ka përfshirë në këtë program edhe dy vajza të tjera të reja dhe si për ironi të fatit edhe ato quhen Ella.
Ella Hakkinen do të testojë makinat në përgatitje për sezonin 2027 dhe bashkë me të do të jenë edhe dy britaniket, Ella Loyd, 20 vjec dhe Ella Stevens me këtë të fundit që është e vetmja që ka fituar një garë në kategorinë më të lartë të garave karting britanik
‘Edhe pse e pranoj që ka akoma shumë punë për të bërë për të rritur praninë e figurës femërore në motorsport, jam shumë krenar për progresin që kemi bërë në këtë sektor-tha Shefi Ekzekutiv i McLaren, Zack Brown-të kesh 3 pilote të reja dhe të talentuara në programin e zhvillimit është me të vërtetë entuziazmuese. Mezi pres t’i shoh në pistë’
Ndërsa babai i Ella Hakkinen, Mika, që njihet ndryshe edhe si ‘Finlandezi fluturues’ ka lënë të nënkuptohet se Ella mund të arrijë të drejtojë një makinë të Botërorit të Formula 1 dhe të jetë një pasuese e denjë e italianes Lella Lombardi, e para pilote femër në botën e njëvendësheve.
‘Është një pilote me shumë talent. Nuk e them se unë jam babai i saj, por flas me eksperiencën e një ish piloti të një niveli të lartë-kanë qenë fjalët e thëna nga Mika Hakkinen, kampion bote në Formula 1 në vitet 1998 dhe 1999, përpara pak kohësh.
Top Channel