Hungaria ka marrë një disfatë vetëm në fundin e takimit kundër Irlandës, e cila në mënyrë spektakolare përmbysi skuadrën e Marco Rossit 2-3.

Me këtë fitore, Irlanda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën play off të Botërorit 2026, ndërsa Hungaria e mbyll këtu ëndrrën për në Kupën e Botës.

Kjo fitore e Irlandës shërben edhe si një asist për Shqipërinë, pasi me këtë rezultat, kuqezinjtë janë një hap larg vazos së dytë.

Të vetmet gjëra që i duhen Shqipërisë tashmë është që Islanda të mos humbasë kundër Ukrainës dhe të lërë pas në renditjen e FIFA-s Maqedoninë e Veriut, Bosnjën & Hercegovinën dhe Kosovën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta