Video/ E mbylli me Kombëtaren, Amir Abrashi përshëndet tifozët në “Arenën Kombëtare”
16/11/2025 17:56
Pak minuta para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë, mesfushori shqiptar, Amir Abrashi u përshëndet me tifozët e pranishëm.
Vetëm pak kohë më parë, ai i dha fund aventurës së tij me Shqipërinë dhe për këtë mori një nderim të veçantë nga Federata pikërisht para ndeshjes historike me “Tre Luanët”.
Në pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetari Endi Tufa shihet momenti kur Abrashi përshëndetet me tifozët.
Top Channel