Spektakël ‘luzitan’, Portugalia triumfon 9-1 pa Ronaldon në fushë dhe presin biletën për në Botërorin 2026

16/11/2025 16:56

Portugalia është bërë skuadra e radhës europiane që do të luajë në Botërorin 2026.

Ekipi luzitan mundi me rezultatin e thellë 9-1 ekipin e Armenisë, në një duel ku mungoi për shkak një kartoni të kuq ylli Cristiano Ronaldo.

Kjo fitore i mjaftoi Portugalisë për ta mbyllur Grupin F në vendin e parë me 11 pikë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Kupën e Botës Amerikane.

Në duelin tjetër të këtij grupi, Hungaria u përmbys 2-3 nga Irlanda, me këtë të fundit që arriti në mënyrë fantastike fazën play off.

REZULTATET:

Portugali 9-1 Armeni

Veiga 7’, Ramos 28’, Neves 30’, 41’,, 81′ Fernandes (P) 45+3’, 52’, (P) 72’, Conceicao 90+2′ / Spertsyan 18’

Hungari 2-3 Irlandë

Lukacs 3’, Varga 37’ / Parrot (P) 15’, 80′, 90+6′

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta