Po shkëlqen pavarësisht moshës, Milani gati të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Luka Modric

16/11/2025 15:47

Luka Modric po kalon një fillim sezoni impresionues, si me Milanin ashtu edhe me kombëtaren kroate, e cila së fundmi siguroi kualifikimin për në Kupën e Botës.

Forma e tij ka bërë që drejtuesit kuqezinj të shqyrtojnë seriozisht mundësinë për t’i ofruar një zgjatje kontrate, për ta mbajtur në Milanello edhe për të paktën një vit tjetër.

Sipas raportimeve, vendimi përfundimtar do t’i lihet vetë lojtarit, i cili mund të presë pas përfundimit të Kupës së Botës për të marrë një qëndrim definitiv mbi të ardhmen e tij.

Edhe pse ka festuar 40-vjetorin, Modric është bërë shpejt një element kyç në skemat e Massimiliano Allegrit. Ai numëron një saktësi prej 91% në pasime, dy asiste dhe një gol vendimtar ndaj Bolonjës, duke treguar se mbetet një mesfushor me ndikim të jashtëzakonshëm.

Objektivi i tij aktual është të vazhdojë të ndihmojë Milanin në garën për titull, ndërsa paralelisht përgatitet për pjesëmarrjen e pestë në një Kupë Bote me Kroacinë. Nëse forma e tij mbetet e lartë dhe sezoni mbyllet pozitivisht, Modric pritet ta ketë të vështirë të mendojë pensionimin dhe mund të zgjedhë të qëndrojë edhe një vit tjetër në Milano.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta