Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, pranga të riut në Duurës
16/11/2025 15:58
Është vënë në pranga i riu që përplasi për vdekje të 2-vjeçaren në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku shtetasi me iniciale F.Xh., 24 vjeç ka goditur me makinë të miturën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel