Nuk ka më asnjë shpresë, Shqipëria humb çdo shans për t’u ngjitur në vazon e dytë
16/11/2025 20:09
Shqipëria jo vetëm që u mund 0-2 nga Anglia në ndeshjen e fundit të Kualifikueseve, por humbi edhe objektivin më të rëndësishëm të mbrëmjes: vazon e dytë.
Fitorja e Ukrainës ndaj Islandës konfirmoi matematikisht vendin e tyre në Play Off dhe i hoqi kuqezinjve çdo skenar të mbetur për t’u ngjitur në Pot 2.
Me këtë rezultat, Shqipëria bie përfundimisht në vazon e tretë, pavarësisht paraqitjeve të mira në ndeshjet e grupit.
Në fund suksesi i Ukrainës vulosi fatin kuqezi. Shqipëria humbet kështu një mundësi të rëndësishme në renditje, e cila do të kishte ndikuar drejtpërdrejt në shortin e play off-it të enjten e 20 nëntorit.
Top Channel