“Nuk e meritonim humbjen”/ Iu afrua dy herë golit, Arbër Hoxha pas ndeshjes me Anglinë: Mendoj të bëj vetëm më të mirën
16/11/2025 20:23
Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha, iu afrua dy herë golit kundër Anglisë, por u ndal të dyja herët nga portieri Henderson.
Në një prononcim për DigitAlb pas ndeshjes, ai u shpreh se ekipi nuk e meritonte humbjen dhe se kërkon që të japë më të mirën për skuadrën sa herë luan.
“Besoj që në bazë të performancës nuk e meritonim të humbnim, bëmë një ndeshje të mirë nga ana taktike, krijuam raste për të shënuar edhe unë pata raste për të shënuar. Pastaj morëm dy gola.
Nuk e kam menduar atë pjesë hiç, për ego personale. Kam menduar të bëj më të mirën, kush shënon nuk e kisha problem. Më dhemb ky fakt sepse bëmë një ndeshje të mirë”, tha Hoxha për DigitAlb.
Top Channel