Lazio, Lotito kërkon ‘ndihmë hyjnore’ për të luftuar fatin e keq, një prift bekon qendrën stërvitore

16/11/2025 18:12

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka kërkuar një ndihmë hyjnore për të larguar fatin e keq nga klubi bardhekaltër që po përballet me një sërë dëmtimesh. Me këtë rast, kreu i klubit roman i është drejtuar një prifti të cilin e solli në qendrën stërvitore të skuadrës në Formello për të bekuar fushat e saj.

Ideja lindi pas derbit të humbur në shtator dhe pas keqardhjes së tramversës së goditur nga Cataldi dhe që u përforcua akoma më shumë nga dëmtimet e njëpasnjëshme. Që nga fillimi i sezonit, lazio ka regjistruar 10 dëmtime muskulare dhe këtyre i shtohet edhe problemi me mononukleozën të Isaksen.

Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’ bekimi i fushës stërvitore u bë ditën e premte, me Lotiton që kërkon një mbrojtje hyjnore të bardhekaltërve në një moment të vështirë.  Por pavarësisht këtij bekimi, problemet fizike te Lazio vijojnë. Rovella me shumë mundësi do të duhet të nënshtrohet një operacioni për probleme të shkaktuar nga pubalgjia.

Terapia konservative nuk dha rezultatet që shpresoheshin dhe ky operacion do të zgjasë kohën e qëndrimit të tij jashtë fushave me të paktën edhe një muaj e gjysmë. Ndërsa në aspektin e rikuperimeve situata duket më e mire, Tavares dhe Castellanos pritet të kthehen në skuadër të martën, me këtë të fundit që mund të ketë një vvend titullar në sulm në ndeshjen kundër Lecces

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta