Pas fitore 2-0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, Kosova ka siguruar matematikisht play-offin për Kupën e Botës 2026, një sukses historik edhe për ta.

Megjithatë, ëndrra për një kualifikim direkt në Botëror mbetet aty për Dardanët, ndryshe nga kuqezinjtë që nuk kanë asnjë shpresë për vendin e pare. Në ndeshjen e fundit të eliminatoreve, Kosova pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Për t’u kualifikuar direkt, Dardanët duhet të fitojnë me një diferencë prej së paku 6 golash, një detyrë jashtëzakonisht e vështirë duke pasur parasysh formën e Zvicrës, e cila deri tani ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim dhe nuk ka humbur asnjë takim.

Edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e përmendi këtë fakt pas ndeshjes, duke theksuar rezultatin që i duhet Kosovës. Trajneri Franco Foda dhe ekipi janë të përqendruar te ndeshja e fundit, duke kërkuar një rezultat të mirë. Kosova tashmë ka shkruar histori duke siguruar play-offin, dhe çdo gjë tjetër, përfshirë një kualifikim direkt në Botëror, do të ishte përtej ëndrrës…

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta