Ka ardhur virusi i gripit, disa raste janë diagnostikuar tek të vegjlit në shërbimin e pediatrisë

16/11/2025 12:56

Virusi i gripit ka nisur të qarkullojë në vendin tonë. Raste me grip janë diagnostikuar tek të vegjlit në shërbimin e pediatrisë.

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive Prof. Xhorxhina Kuli deklaron se janë kapur të dy tipet e virusit të gripit ai A dhe B, po qarkullojnë edhe viruse të tjera ndonëse jo në mënyrë intensive.

Në forma të lehta gripi tek të vegjlit zgjat vetëm tre dite ,por mjekët po konstatojnë edhe një simptomë tjetër përveç temperaturës, vështirësive në frymëmarrje dhe kollës siç është dhimbja e muskujve tek të vegjlit i cili shfaq edhe komplikacione dhe e çon deri në dy javë trajtimin mjekësor.

Edhe pse jemi në sezonin gripit Instituti i shëndetit Publik ende nuk ka deklaruar se ka izoluar rastet e para me grip. Në shërbimin e pediatrisë  janë mundësuar tamponë te cilët konfirmojnë llojin e virusit pasi  mjekët pediatër e diagnostikojnë klinikisht bazuar në simptomat që shfaqin të vegjlit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta