“I humburi”/ Letërsia turke në panairin e librit, prezantohet romani i Tarik Tufan

16/11/2025 12:53

Në kuadër të Panairit të 28 të Librit, në Tiranë u mbajt një tryezë bashkëbisedimi mbi letërsinë turke në shqip dhe romanin “I Humburi” i autorit të njohur turk Tarik Tufan.

Ky aktivitet u realizuar në bashkëpunim të Shtëpisë Botuese Muza me Institutin e Gjuhës dhe Kulturës turke “Yunus Emre”, me dëshirën për të sjellë më pranë lexuesit shqiptar zërat më përfaqësues të letërsisë turke bashkëkohore.

Përkthyesja, Lindita Xhanari Latifi tregon se ky libër është i veçan sepse sipas saj, heshtja mes fjalëve dhe fjalive flet më shumë sesa vetë personazhet.

“Shkrimtari Tarik Tufan këto vitet e fundit ka shkruar mjaftë romane të bukura por “I Humburi” është i veçantë. Ka pak personazhe dhe shumë pak dialog sepse në një farë mënyre, heshtja mes fjalëve dhe fjalive në roman duket sikur fletë më shumë dhe kjo heshtje kumbon aq shumë saqë herë pas herë personazhet identifikohen përmes heshtjes së tyre”, u shpreh pedagogia Lindita Xhanari Latifi.

Për dekanin e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Mark Markun, përkthimi i librit “I Humburi” është një dëshmi e gjallë e komunikimit ndërkulturor mes dy vendeve.

Dëshmi e gjallë e një procesi të gjatë të komunikimit ndërkulturor të kulturës turke dhe kulturës shqiptare, letërsisë turke dhe letërsisë shqiptare”, u shpreh dekani Mark Marku.

“Ky përkthim ka një domethënie të veçantë për mua. Të them të drejtën përkthimi duket si mungesë modestie, por do t’ua sqarojë sot se përse e kam përmendur këtë numër. Në të vërtetë si sot, 35 vite më parë ka lexuar për herë të parë një libër nga fillimi në fund në turqisht dhe më koiçidoi shumë bukur përkthimi i një romani kaq të dashur për mua, pikërisht në 35 vjetorin e leximit të parë të një libri në turqisht”, tha Lindita Xhanari Latifi .

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta