Haaland i jep leksion Italisë edhe në Milano, “Azzurrët” i mbyllin me humbje kualifikueset, rruga për në Botëror kalon nga play off-i

16/11/2025 22:40

Italisë i duhej një fitore 9-0 për të shmangur play off-in. “Azzurët” jo vetëm që nuk iu afruan misionit të pamundur, por morën një tjetër leksion nga Norvegjia, kësaj radhe në shtëpinë e tyre.

Takimi i luajtur në Milano përfundoi 1-4 për “Vikingët” ku në fund skenën e mori për vete ylli i tyre, Erling Haaland me një dygolësh, duke shkruar historinë për Norvegjinë dhe duke e çuar në fazën finale të Botërorit.

Sfida e luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për të besuarit e Gattusos, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 13’ me anë të Pio Espositos.

Gjithsesi, pjesa e dytë foli vetëm për skuadrën mike. Në minutën e 63’, Nusa rivendosi baraspeshën. Më pas erdhi radha e “Robotit” Haalnd, i cili në harkun kohor të dy minutave (78’-80’) shënoi dy gola për ta mbyllur këtë fushatë kualifikuese me plot 16 gola të shënuar, ndërsa Norvegjia me të gjitha fitore. Në fund shënoi dhe zëvendësuesi i Haaland, Larsen.

Tani Italia do t’i hedhë sytë nga shorti i play off-it, rrugë nga e cila do të kërkojë të rikthehet në një Kampionat Botëror pas 12 vitesh.

Në sfidën tjetër të grupit I, Izraeli mundi 4-1 Moldavinë.

REZULTATET:

ITALI 1-3 NORVEGJI

Esposito 13’ / Nusa 63’, Haaland 78’, 80’, J. S. Larsen 90+3′

IZRAEL 4-1 MOLDAVI

Turgeman (P) 21’, Revivo 65’, 88’, Peretz 85’ / Nicolaescu 37’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta