Harry Kane e pranon: Ndeshja me Shqipërinë, ndoshta një ndër më të vështirat në grup
Mbi 30 mijë postime ofenduese u sinjalizuan këtë vit në platformat e rrjeteve sociale. Ky është rezultati i një analize të bërë nga FIFA në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës.
‘Dua ta them qartë se futbolli duhet të jetë një hapësire e sigurt dhe përfshirëse; në fushë, në tribuna, online-deklaroi presidenti i FIFA, Gianni Infantino.
Qeveria e futbollit botëror bëri të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti 11 persona i sinjalizuan te autoritetet kompetente dhe një cështje i është dërguar edhe Interpolit. Këta persona ndodheshin në Argjentinë, Brazil, Francë, Poloni, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA dhe u identifikuan pas abuzimeve hgjatë kompeticioneve të FIFA.
‘Përmes shërbimit të mbrojtjes të rrjeteve sociale(SMPS) të FIFA dhe duke përdorur teknologjitë e avancuara dhe kompetencat njerëzore, FIFA po merr masa të rëndësishme për të mbrojtur futbollistët, trajnerët, skuadrat dhe zyrtarët e garave nga dëmet e mëdha të shkaktuara nga abuzimet online-theksohet në një komunikatë.
SMPS është krijuar në 2022 në bashkëpunim me sindikatën e futbollistëve FIFPro, për të monitoruar, sinjalizuar dhe bllokuar përmbajtjet fyese
Top Channel