“E prisja që nuk do të ishte një sfidë e lehtë”/ Tuchel për DigitAlb: I keni të gjitha shanset për në Botëror, që nga trajneri te lojtarët

16/11/2025 20:19

Anglia mundi Shqipërinë me rezultatin 0-2 në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, u shpreh për DigitAlb se e dinte që nuk do të kishte një ndeshje të lehtë kundër kuqezinjve dhe se Kombëtarja jonë i ka të gjitha shanset për të luajtur në Botëror.

“Absolutisht që nuk ishte e lehtë. Nuk e prisnim të ishte e lehtë. Shqipëria është e fortë. Ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Stadiumi ishte i bukur, te jepte emocione të bukura. Na duhej një goditje standarde për të shënuar.

Jam shumë krenar për rekordin e skuadrës. Ne luajtëm të gjithë fushatën si skuadër. Skuadra më ka bërë shumë krenar.

Me Shqipërinë dhe Serbinë kanë qenë më të vështirat. Duhet t’i mundësh të gjithë. Kreditet më të mira për lojtarët.

I keni të gjitha shanset për të shkuar në Botëror. Keni trajnerin, keni lojtarët”, tha Tuchel.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta