Lara Colturi feston në mënyrën perfekte 19-vjetorin e lindjes, e dyta në garën e Slalomit në Finlandë
Botërori i MotoGP uli siparin e tij për këtë vit me Çmimin e madh të Valencias. Në pistën Ricardo Tormo në tokën spanjolle ishte Marco Bezzecchi ai që triumfoi me pilotin italian të Aprilias që regjistroi fitoren e tretë sezonale pas sukseseve në Silverstone dhe Portugali.
Në vendin e dytë të garës u rendit një tjetër pilot Aprilia, por i skuadrës satelit Trackhouse, Raul Fernandez i cili parakaloi që në mesin e garës nënkampionin e botës Alex Marquez. Spanjolli nuk ishte në ditën e tij më të mirë teksa e pa veten të parakalohet nga Fabio Di Giannantonio me këtë të fundit që dy xhiro para mbylljes së garës kaloi dhe spanjollin tjetër Pedro Acosta për të siguruar vendin e tretë.
Përsa i përket Alex Marquez e mbylli garën në vendin e gjashtë pas Acostës dhe shokut të tij të skuadrës Fermin Aldeguer. Dhjetëshja e pilotëve më të mirë të garës së Valencias mbyllet nga Luca marini, Brad Binder, Jack Miller dhe Enea Bastianini.
Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme sezoni horror i Francesco Bagnaia që e braktisi garën e Valencias që në xhiron e parë të saj pas një kontakti me Johann Zarco.
Top Channel