Bota e futbollit në zi, ish-mbrojtësi i Ukrainës ndahet nga jeta pas një arresti kardiak

16/11/2025 15:32

Ish-mbrojtësi i kombëtares së Ukrainës, Andriy Polunin, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Mediat ukrainase raportojnë se ai pësoi një atak kardiak gjatë një ndeshjeje të veteranëve në qytetin Lutsk.

Polunin u aktivizua në nëntë ndeshje me përfaqësuesen e Ukrainës, ku arriti të shënonte edhe një gol. Karriera e tij e gjatë përfshiu dhjetë klube, me pjesën më të madhe të paraqitjeve te FC Dnipro, aty ku u shpall nënkampion i Premier Ligës së Ukrainës në vitin 1993.

Pas lajmit të ndarjes nga jeta, klubet ku ai ka luajtur dhanë mesazhe ngushëllimi. Metallist 1925 shkroi: “Metalist 1925 shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Andriy Viktorovych. Klubi ndahet me dhimbjen tuaj.”

Edhe FC Karpaty Lviv publikoi një mesazh: “Kujtim i përjetshëm për Andriy Polunin. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve.”

Gjatë karrierës, Polunin luajti kryesisht në Ukrainë, por pati edhe përvoja jashtë vendit, përfshirë skuadrat gjermane Nürnberg dhe St. Pauli. Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2004, ai vijoi të kontribuonte si skaut e më pas si drejtor sportiv. Në FC Naftovyk Okhtyrka ai mbajti disa role drejtues mes viteve 2008 dhe 2012.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta