Misri me aflatoksinë që vë në rrezik shëndetin e kafshëve dhe të njeriut, nuk prodhohet nga fermat shqiptare, por nga fermeri serb.
AKU në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka bllokuar 15 kamionë më misër, ku pesha totale e misrit të dyshuar me aflatoksinë kap shifrën e 420 tonëve.
Inspektorët e Ushqimit janë duke zbatuar urdhërin e ministrit Andis Salla i cili ka kërkuar analizim të çdo ngarkese me misër. Ndërkohë burime për Top Channel, mësojnë se kamionët për analizim nuk janë dërguar vetëm në ISUV, por edhe në laboratorët e akredituar të shteteve të Belgjikës dhe Italisë, pasi rezultatet e analizave në këto vende dalin shumë herë më shpejt se ato të laboratorit tonë.
Aflatoksinë cilësohet si nja nga toksina më të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nëse kafshët konsumojnë misër me afltoksinë, më pas ky myk depërton edhe në qumësht, dhe për fat të keq nuk shpërbëhet në asnjë proces përpunimi. OBSH aflatoksinën e cilëson si një nga toksinë më të rrezikshme për shëndetin e njeriut pasi ajo mund të shkaktoj sëmundje kancerogjene.
Mykotoksinat në ushqimin blegtorale, krijohen atëherë kur misri nuk mbahet në kushte të mira magazinimi, ku sipas rregullit fermerët të gjithë ushqimin duhet ta ruajnë në vende të thata.
Ushqimi i kafshëve që vjen nga Serbia në Shqipëri është i kontaminuar me toksinën kancerogjene, aflatoksinë. Dhe këtë e treguan dhe rezultate e para të analizave që dolën në datën 7 nëntor ku AKU bllokoi ngarkesën e parë prej 25 ton misër serb me aflatoksinë.
E gjitha sasia e misrit prej 420 tonëve për destinacion ka fermat blegtorale te vendit tonë. Fermeri ynë është I detyruar që stallën ta furnizojë më misër importi, pasi në vendin tonë fushat me misër janë në zhdukje, kjo sepse fermeri I drithërave është më i keq subvencionuari në rajon, për pasojë kolegu I tij nga Serbia kostot e prodhimi i ka më të ulëta, dhe marzhin e fitimit shumë here më të larta.
Kjo politikë e gabuar ekonomike e ka detyruar fermerin tonë që lopët, delet dhe shpendët të rriten me ushqime të rrezikshme nga Serbia.
Top Channel