“Anglia nuk të lë të reagosh”, Sylvinho për DigitAlb: Nuk kam studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm. Broja? Ai nuk është problem

16/11/2025 20:53

Shqipëria u mposht 0-2 nga Anglia në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që e kishin siguruar tashmë fazën play off.

Trajneri i Kombëtares Sylvinho, në një prononcim për DigitAlb, analizoi takimin dhe u shpreh se nuk ka studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm të play off-it.

“Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Kemi bërë një ndeshje shumë të fortë ndaj një skuadre që synon finalen e Botërorit. Është një ekip i vështirë për t’u barazuar.

Kemi përmirësuar ekipin. Është një punë e madhe e bërë nga stafi dhe lojtarët. Po të shohim, Anglia ka ndryshuar nga ndeshja e parë. Është një ekip që ende nuk ka pësuar asnjë gol.

Është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Është një skuadër që nëse ti i hap lojën pas pësimit të një goli, mund të pësosh dhe tre të tjerë.

Duket sikur s’ka shumë kohë me Kombëtaren, por koha ikën shumë shpejt. Ende nuk mendoj dot dhe duhet të shohim shortin këtë javë për të parë kundërshtarin që do të kemi.

Është e vërtet që ka pasur momente të vështira. Skuadra që shohim tani është punë e imja, Dorivës dhe Zabaletës. Janë bërë edhe ndryshime të mëdha. Ka pasur ndryshime në pozicione dhe te lojtarët e rinj. Prandaj ka qenë një periudhë e vështirë.

Nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të analizoj ekipet që kemi pasur punë në këtë grup.

Broja? Jo, asnjëherë lojtari nuk është problem, por zgjidhje. Ende nuk kam folur me mjekët për gjendjen e tij. Gjithmonë është mirë kur lojtari kthehet me klubin e tij dhe aktivizohet”, tha Sylvinho.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta