Notat për Kombëtaren, Thomas Strakosha më i vlerësuari në ndeshjen me Anglinë
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, foli për DigitAlb pas ndeshjes me Anglinë, duke u shprehur se ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë dhe gjithashtu u ndal edhe te dëmtimi i Brojës.
“Një ndeshje shumë e vështirë. Mbrojtëm shumë mirë. Pësuam nga goditja standarde, por besoj se ekipi bëri shumë mirë. Dhamë shpirtin në fushë.
Anglia është një ekip që mund të fitojë Botërorin, por jemi të lumtur sepse bëmë një paraqitje të mirë.
Anglia bën shumë presion. Provuam të shkoja mes dy mbrojtësve, por ishte e vështirë.
Broja është brenda me mjekët dhe po bën testet. Shpresoj mos të ketë ndonjë gjë serioze.
Shpresoj që mos të ketë një dëmtim Armando. Ai na duhet, kemi nevojë për të.
Hysaj besoj se ka marrë vetëm një goditje. Nuk e di si është”, tha Asllani.
Top Channel