Pilula e abortit, por edhe kontraceptivet që frenojnë shtatzëninë, po përdoren në mënyrë abuzive nga të rinjtë.
Në kushte emergjence, të rinjtë, shpesh edhe nën efektin e alkoolit, i përdorin ata pa ditur pasojat e rënda që japin në shëndetin riprodhues.
“Kemi studime që, fatkeqësisht, tregojnë për një përdorim masiv të kontraceptivëve, por edhe pilulës së shtatzënisë, e cila është edhe e palicensuar”, thotë Elona Gjebrea, “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.
Ndaj ky është një alarm për prindërit dhe mësuesit, por jo vetëm.
Më tej Elona Gjebrea shprehet se “Të rritet informacioni dhe aksesi i të rinjve tek mjeku.”
Lidhur me debatin për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, por edhe ligjin për shëndetin riprodhues, Gjebrea thekson se: “Më parë se të miratohen, ligjet duhet konsultuar mirë për të frenuar dezinformimin.”
“Informacioni mbi shëndetin riprodhues është futur në kurikulat e shkollës, por shpesh kjo temë anashkalohet nga mësuesit”, përfundon ajo.
Top Channel