Thomas Tuchel është i qartë: Ndaj Shqipërisë do të jetë e vështirë, Brojën e pres të jetë në fushë
Shqiptarët vijojnë të shkruajnë historinë. Dy ditë pas arritjes së Shqipërisë në play off-in e Botërorit, të njëjtën arritje e bëri dhe Kosova.
“Dardanëve” u mjaftonte vetëm një pikë përballë Slovenisë, por ata shkuan në Ljubljanë dhe morën maksimumin, duke triumfuar 0-2.
Sfida nisi në mënyrë të vrullshme për skuadrën e Franco Fodës, e cila gjeti golin e avantazhit që në minutën e 6-të me anë të Fisnik Asllanit, i cili pas një lëvizjeje të bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën mposhti Oblakun.
Në minutën e 16-të Vojvoda gjuajti dhe Asllani devijoi topin në drejtim të Oblakut, por ky i fundit e largoi topin në momentin e fundit. Pjesa e parë përfundoi pikërisht me avantazhin 1-0 të Kosovës.
Në të dytën, gjërat u bënë më të lehta për “Dardanët”, kjo falë nervozizmit të Stojanoviçit, i cili u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda 6 minutave, duke lënë vendasit me 10 lojtarë.
Menjëherë pas kësaj, të besuarit e Fodës u hodhën në sulm për të gjetur edhe golin e qetësisë, i cili erdhi në mënyrë spektakolare nga vetë sllovenët.
Në minutën e 64-t, Muslija hodhi një top për në krahun tjetër të fushës, por Karniçnik, i cili u mundua ta largonte, gabimisht e çoi në portën e tij, duke realizuar një superautogol që la të shtangur edhe Oblakun.
Me këtë fitore, Kosova arrin të sigurojë vendin e dytë në Grupin B dhe ndeshja e fundit do të jetë me Zvicrën në Prishtinë, e cila praktikisht e ka mbyllur çështjen e kualifikimit.
Rezultati:
Slloveni 0-2 Kosovë
Asllani 6′, Karnicnik (A.G) 64′
Komenti live:
90+3′ Mbyllet sfida me fitoren 0-2 të Kosovës.
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
64′ Goool Kosova 0-2/ Muslija hedh një top në krahun tjetër dhe Karnicnik nuk e largon si duhet, duke realizuar një super autogol. (Video)
62′ Muslija del i vetëm përballë portës, por goditja e yllit të Kosovës ndalet nga Oblak.
53′ Stojanovic shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Gallapenit dhe merr kartonin e dytë të verdhe duke i lënë vendasit me 10 lojtarë. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
29′ Horvat provon me një gjuajtje nga distanca, por Saipi arrin ta ndalë.
16′ Vojvoda godet nga distanca dhe Asllani devijon me kokë, por Oblak arrin ta devijojë në momentet e fundit.
6′ Goool Kosova 0-1/ Fisnik Asllani lëviz bukur në zonë dhe me të djathtën ndëshkon vendasit. (Video)
1′ Nis sfida!
Formacionet zyrtare:

Top Channel