Të hënën protesta e opozitës, Berisha zbulon planin: Do hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë, një herë në javë do të…

15/11/2025 13:26

Të hënën e 17 nëntorit, Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë përpara kryeministrisë.

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Sali Berisha, zbuloi dhe planin e kësaj proteste, duke u shprehur se do të vendoset një foltore përpara kryeministrisë dhe një herë në javë deputetët dhe qytetarët do të flasin.

“Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, që të sqaroj çdo qytetar. Ne hapim aty një foltore, një parlament. Domethënë, ju keni parë se në 10 seanca, opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë, si kurrë në ndonjë vend pluralist, apo në historinë e këtij vendi.

Atëherë ne para këtij bllokimi të plotë ne hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë. Një herë në javë ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre.

Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste.

Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme”, u shpreh Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta