MotoGP Valencia, Marco Bezzecchi fiton pole positionin e fundit të sezonit
Lara Colturi e nis në mënyrë të shkëlqyer garimin e saj në disiplinën e Slalomit në Levi të Finlandës, një garë që zhvillohet pikërisht në ditën e 19 vjetorit të saj të lindjes.
Skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi u rendit e dyta në zbritjen e parë në këtë garë teksa e përshkoi pistën me kohën 57 sekonda e 16 të qintat. Më mire se 19 vjecarja bëri vetëm Mikaela Shiffrin që regjistroi kohën më të shpejtë në këtë zbritje të parë me 56 sekonda e 8 të qintat, ndërsa pas Colturit në vendin e tretë u pozicionua skiatorja gjermane Duerr.
Në këtë zbritje të parë, Lara Colturi ishte pak më e ngadaltë në dy sektorët e parë të pistës, por ajo e përmirësoi ndjeshëm kohën e saj sidomos në sektorin e katërt që ishte më e shpejta për t’u renditur përfundimisht në vendin e dytë. Në orën 13:00 do të zhvillohet zbritja e dytë e garës së Slalomit ku pritet një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Lara Colturit
Top Channel