Dua Lipa e mahnitur nga derbi i nxehtë Boca-River Plate, artistja e madhe foto me legjendën argjentinase…
Tijani Reijnders është larguar nga Milani por holandezi vazhdon të mbështesë skuadrën kuqezi. Pas mbylljes së ndeshjeve kualifikuese do të rikthehen kampionatet dhe në Itali është rezervuar Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit.
Reijnders shprehu besimin se skuadra e Allegrit do të fitojë këtë përballje
‘Derbi? Me siguri do ta ndjek ndeshjen, nuk ka asnjë dyshim dhe do të mbështes Milanin, po bën një punë të mirë në këtë moment, por derbi është e qartë se do të jetë një ndeshje e komplikuar-tha Reijnders-Derbi i Madonninës është i vështirë, por kam besim se Milani do të marrë 3 pikët’
Reijnders foli edhe për shanset që ka Milani për të fituar titullin në Serie A
‘Titulli i Serisë A te Milani? Mundësitë që kjo skuadër të fitojë këtë vit janë, po bëjnë një punë shumë të mirë-vijoi Reijnders-shpresoj vërtet që Milani të fitojë yllin e dytë shumë shpejt’
Më pas Reijnders foli për kombëtaren e tij dhe kualifikimin për në Botërorin 2026
‘Jemi në rrugën e duhur-tha holandezi-ende nuk është siguruar, por do ta mbarojmë këtë punë të hënën. Duhet të jemi gati për një ndeshje të vështirë dhe sigurisht do të donim të siguronim matematikisht kualifikimin direkt në ndeshjen me Poloninë, por për fat të keq nuk ndodhi dhe tani do të duhet të mbarojmë punë të hënën’
Top Channel