Juventus, dëgjo Arrivabene: Vendim i drejtë për të paguar 70 mln euro për Vlahovic, ëndërroj Donnarumman. Do të kthehesha te Ferrari, por…
Roma dhe Milani po përballen me të njëjtin problem në këtë fazë të sezonit: mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë që garanton gola dhe vazhdimësi.
Për këtë arsye, rrugët e dy klubeve rrezikojnë të kryqëzohen sërish, këtë herë jo për një shkëmbim lojtarësh, por për të siguruar shërbimet e një emri të njohur për Serinë A.
Sipas “Corriere della Sera”, Joshua Zirkzee është rikthyer fuqishëm në orbitën e të dy klubeve italiane. Sulmuesi holandez u transferua te Manchester United në vitin 2024 për 42.5 milionë euro, pas një sezoni të shkëlqyer me Bologna-n. Roma e ka ndjekur prej kohësh, ndërsa Milani – që kishte tentuar edhe një vit më parë – ka rihapur pistën ditët e fundit.
Burime pranë dy klubeve italiane bëjnë të ditur se drejtorët sportivë Massara dhe Tare kanë nisur kontaktet për të eksploruar mundësinë e një marrëveshjeje. Manchester United, nga ana e tij, thuhet se është i hapur ta lërë sulmuesin të largohet në formë huazimi, pa detyrim blerjeje, një formulë që do t’i lejonte klubeve të vendosin më qetë gjatë muajve në vijim.
Vetë Zirkzee nuk e ka fshehur dëshirën për një rikthim në Itali. Situata e tij në Premier League nuk është ideale: këtë sezon ai ka luajtur vetëm 90 minuta totale në pesë paraqitje, duke u aktivizuar vetëm një herë titullar. Me Kupën e Botës që afron, qendërsulmuesi ka nevojë për minuta dhe ritëm për të bindur trajnerin Ronald Koeman që meriton të jetë pjesë e skuadrës holandeze në turneun që zhvillohet në SHBA.
Gara mes Romës dhe Milanit mbetet e hapur, ndërsa vendimi final pritet të marrë formë me afrimin e merkatos së janarit.
Top Channel