Marco Bezzecchi fiton pole position e fundit të këtij sezoni në Botërorin e MotoGP. Piloti Italian i Aprilias përshkoi pistën e Valencias me kohën 1 minutë 28 sekonda e 809 të mijtat.

Në vijën e parë të startit në Cmimin e Madh të Valencias bashkë me Bezzecchin do të jetë Alex Marquez me Ducati Gresini i renditur në vendin e dytë dhe Fabio Di Giannantonio me Ducati VR46 në të tretin. Për Marco Bezzecchi ky është pole positioni i dytë radhazi dhe e nënta e tij në klasin MotoGP.

Klasifikimi i kualifikueseve vijon me Raul Fernandez , Pedro Acosta dhe Fabio Quartararo. Francesco Bagnaia regjistroi një tjetër ditë makthi me italianin që do të niset nga vija e 6 e startit ndërkohë që ai u bë viktimë edhe e një problem teknik në motorin e tij që e la në këmbë në momentin më kulmor të sesionit të parë të provave duke shkaktuar zemërim te 3 herë kampioni i botës

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta