Marcos Llorente nuk është një futbollist si të tjerë dhe arsyet janë të shumta. E para është që futbollisti i Atletico Madrid vjen nga një familje e gjitha sportistësh duke nisur nga prindërit e gjyshërit, e deri te xhaxhai e stërgjyshi.

Po kështu ai është unik edhe në fushën e lojës teksa ka bërë mesfushorin, sulmuesin e tani me Simeonen dhe në kombëtare edhe mbrojtësin. Dhe në fund është stili i tij i jetës; për disa shumë eksentrike, për të tjerë interesante. Shëtitjet gjysmë i zhveshur në mes të dimrit, dritat e kuqe në shtëpi, syzet me lente të verdha ose të kuqe në varësi të momentit të ditës, dieta paleolitike etj…disa prej aspekteve të jetës së Llorentes për të cilat ai ka folur në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’.

Intervista e plotë

E nis duke u mbrojtur; kam gati dyfishin e moshës tënde dhe fle mire, ritmet e mia ditore, aq të dashura për ju, janë të mira

‘Mirë, jam i kënaqur për ju. Gjumi është thelbësor’

Toka është?

‘E rrumbullakët, sferike. Nuk jam person i teorisë së tokës së sheshtë. Nuk e kam thënë kurrë, por dikush ma atribuoi këtë sepse kam zakone të ndryshme nga të tjerët’

Por ju shqetëson teoria konspirative e gjurmëve kimike…

‘Sigurisht’

Vërtet mendon se ato janë rritur dhe kanë një efekt negativ?

‘Në mënyrë absolute, por nuk jam këtu për të bindur askënd’

Ju refuzoni të mbroheni nga dielli dhe mbroni përfitimet që sjell drita e diellit. Nuk keni frikë nga pasojat negative për të cilat flitet kaq shumë?

‘Jo, aspak. Kanceri në lëkurë mund të prekë si atë që ekspozohet në diell dhe atë që jeton brenda një shpelle. Nuk shoh një lidhje direkte. Më shqetësojnë më shumë llampat ultraviolet që përdorin apo kanë përdorur shumë persona, ato po, që janë të rrezikshme, drita natyrale jo. Unë dal në diell pa u mbrojtur prej 20 vitesh e babai im prej 40 vitesh’

Jeni kundër syzeve të diellit

‘Pikërisht. Është e qartë nëse fikson diellin djeg syte, por nëse shëtit pa syze dielli sytë e tu kanë vetëm përfitime’

Mbroni dietën paleolitike, dmth konsumoni mish. Një tjetër element për të cilin ka debat

‘Sigurisht, problem nuk është lopa, por cfarë ha ajo. Nëse ajo ushqehet me barin e një fushe të hapur nuk ka probleme. Nëse më ofron mish shumë të procesuar prej 2 euro/kg, kjo është e gabuar, por nuk mund t’i vësh të gjitha gjërat në të njëjtin nivel’

Në të gjithë këtë, edhe pse mbron principet e tua, përshtateni me jetën e të tjerëve apo jo?

‘Sigurisht. Në grumbullimet me kombëtaren apo Atletico Madrid, nuk mund të konsumoj ushqim kur të dua unë dhe cfarë të dua unë. Mund të darkosh vetëm pas perëndimit të diellit. Duhet ekuilibër sepse është e vetmja rrugë drejt lumturisë. Le të themi se ndjek stilin tim të jetës për 300-310 ditë në vit, por ka momente për të festuar, për t’u argëtuar dhe nuk është e nevojshme të cmendesh’

Ju habit fakti që deklaratat tuaja shkakojnë kaq shumë zhurmë?

‘Jo. Unë i kam idetë e qarta dhe ndjek rrugëtimin tim. Nëse dikush është i interesuar, jam në dispozicion. Përndryshe, të ndjekë rrugën e tij. Problemi është kur ajo cfarë them bie në kundërshtim me atë cfarë më kanë thënë, kjo më bezdis, por e përsëris, nuk është problemi im’.

Thuhet se ju pëlqen vera.Kur e keni zbuluar?

‘Le të themi para 2 vitesh nisa ta konsumoj me më shumë vëmendje duke se shijuar më shumë. Në fillim blija orë, por duke parë se ato nuk mund t’i mbash përditë në rrugë, bëj shpenzime në  verë. Ka një funksion social të mrekullueshëm; rreth një shishe vere bashkohen vlerat e mëdha, miqësia, familja, afeksioni, ndjenja’

Preferencat gjeografike?

‘Më pëlqen shumë Franca, në Amerikë janë disa gjëra interesante, në Itali them Case Basse di Soldera  apo Monfortino di Conterno dhe padyshim Masseto. Sassicaia më e vjetëer më pëlqen shumë, ajo e 1985 është mes të preferuara të mia. Keni verëra të mrekullueshme. I njihni?

Po,po sigurisht, por nuk kam forcën tënde ekonomike për t’Ii vlerësuar herë pas herëe. Flasim pak për futboll?

‘Si të doni’

‘Kombëtarja?

‘Më pëlqen që të jem, por nuk trishtohem po nuk më grumbulluan. Thënë këtë, të vish këtu dhe të mund t’i gëzohesh këtij grupi fantastik, të stërvitesh dhe të luash me më të mirët e cdo klubi është dicka unike, një mrekulli. Mëson shumë’

Shokët e skuadrës ju pyesin për gjërat e jetës suaj?

‘Po, ka nga ata që janë më kuriozë dhe duan të informohen dhe të dëgjojnë. Më pas secili merr vendimet e tij’

Po Atletico?

‘Mjaft mirë. Duhet të nisim të imponohemi në ndeshjet jashtë Metropolitanos. Në shtëpi jemi të fortë, duhet të përmirësohemi në transfertë. Kemi fituar në Sevilla me Betis, një kockë e fortë, kjo është rruga që duhet ndjekur

Por për Interin rivalin e ardhshëm në Champions League?

‘Është një skuadër e madhe, me individualitete të një niveli absolut, një grup i konsoliduar, me një stil loje që njihet dhe që nuk ka ndryshuar me trajnerin e ri. Dhe ashtu si ne në 2016 e 2016, ka humbur 2 finale Championsi në 3 vjet. I ka idetë shumë të qarta dhe në këtë edicion të Ligës së Kampioneve ka fituar 4 ndeshje në 4. Do të jetë një ndeshje e bukur, shumë e hapur, për ta mundur Interin duhet të japim maksimumin.’

Ashtu sikurse një vit më parë

‘Po, ajo sfidë e dyfishtë e 2024 konfirmoi bukurinë e futbollit, një sport ku jo gjithnjë fiton i favorizuari apo kush vjen më mirë në ndeshje. Ata fluturonin, ne mbaheshim, kaluam ne. Atletico ishte e vetmja skuadër e aftë të  eliminojë Interin nga Liga e Kampioneve në 3 vitet e fundit’.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta