Foto/ A po paralajmëron një projekt të ri? Postimi i Drake me flamurin shqiptar dhe frazën që po komentohet kudo

15/11/2025 11:00

Reperi kanadez Drake ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh të reja, mes të cilave bie në sy edhe një imazh ku një grup burrash janë ulur rreth një tavoline pokeri, të veshur me xhaketa të kuqe që mbajnë shqiponjën dykrenare.

Ambienti i errët, drita e ulët dhe estetika e një skene “filmi gangsterësh” i kanë shtuar edhe më shumë interes postimit.

Ndryshe nga fotot e tjera të publikuara, kjo ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të përdorimit të simbolikës shqiptare. Edhe pse nuk dihet nëse bëhet fjalë për një referencë kulturore, artistike apo thjesht stilistike, zgjedhja e këtij imazhi ka hapur diskutime të shumta mes fansave.

Drake e ka shoqëruar të gjithë serinë e fotove me mbishkrimin “Mbetet akoma personale…”, një frazë që ndjek linjën e tij të zakonshme enigmatike. Kjo ka nxitur spekulime se reperi po përgatit terrenin për një projekt të ri muzikor.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)

Përdorimi i imazheve të forta vizuale, si grupi i burrave rreth tavolinës së lojës me simbole identitare, është bërë tashmë pjesë e estetikës së tij promovuese, duke krijuar atmosferë përpara daljes së materiale të reja.

Drake nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë, duke e lënë interpretimin në dorë të publikut — një strategji që shpesh i ka sjellë vëmendje edhe më të madhe në rrjetet sociale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta