Dua Lipa e mahnitur nga derbi i nxehtë Boca-River Plate, artistja e madhe foto me legjendën argjentinase…
15/11/2025 12:53
Dua Lipa përpara pak ditësh përjetoi atmosferën e derbit të zjarrtë të futbollit argjentinas mes Boca Juniors dhe River Plate e fituar pikërisht nga Boca Juniors 2-0.
Ylli me origjinë shqiptare i muzikës pop e ndoqi këtë ndeshje me të gjitha emocionet e saj nga tribunat e stadiumit dhe me këtë rast kishte zgjedhur edhe veshjen ideale, një fanelë të kombëtares argjentinase.
Këngëtarja, interpretuesja e hitit ‘Levitating’ më pas bëri edhe një foto me legjendën e futbollit argjentinas, Juan Roman Riquelme, idhull i tifozerisë së Boca Juniors dhe njëkohësisht president i këtij klubi të njohur të futbollit në vendin amerikanolatin
Top Channel