Bonny, Inter dhe profecia e Bastonit: Derbi s’do jetë vendimtar, por fitorja e tij do jetë një hap më shumë para

15/11/2025 12:37

Ange Yoan Bonny këtë sezon po spikat shumë me fanelën e Interit aq sa ka bërë që të mos ndihet shumë mungesa e Marcus Thuram. I transferuar këtë vit te zikaltrit nga Parma, sulmuesi rrëfehet në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ teksa foli edhe për ‘profecinë’ e Bastonit

‘Vitin e kaluar në ndeshjen Parma-Inter 2-2, Bastoni më hodhi në tokë dhe më tha: Vitin tjetër ti vjen te ne. Dukej si një paralajmërim, por mua m’u bë qejfi-tregon Bonny që në këtë sezon ka shënuar 4 gola në kampionat, i fundit ai në San Siro ndaj Lazios. Po kështu ka dhënë edhe 4 assiste dhe të gjitha këto vetëm në 5 muaj te zikaltrit një periudhë për të cilën ai tregon:

‘Interi është klub shumë kërkues, të kërkon gjithnjë e më shumë, por unë ndihem mirë dhe po mësoj-tha Bonny që nuk ia kursen elozhet as trajnerit Cristian Chivu

‘Është shumë i rëndësishëm për mua-tha Bonny-në Milano është i njëjti person i vërtetë që ishte në Parma, ka të njëjtën mënyrë të vepruari dhe të komunikuari. Më kërkon gjithnjë të jem i disponueshëm me të tjerët, që të luaj në radhë të parë për skuadrën’

Bonny padyshim që përmendi edhe kapitenin Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram nga të cilët ai ka gjithnjë cfarë të mësojë.

‘Do të doja të kisha urinë para portës së Lautaros-shtoi Bonny-të jesh shënuesi i 4-t më i mirë në historinë e Interit në moshën e tij, është dicka e jashtëzakonshme. Ai do gjithnjë të shënojë, nuk ka rëndësi nëse është gol i bukur apo i shëmtuar, ndërsa Marcus, di të bëjë gjithcka; të shënojë golë, të driblojë, të japë assist. Ndoshta me të kam pak më shumë ngjashmëri, por jemi të ndryshëm dhe mund të luajmë së bashku. Do të doja të merrja dicka edhe nga Pio, janë shumë pak lojtarët që e mbrojnë topin sic e bën ai’

Të dielën e 23 nëntorit është derbi i Madonninës, një sfidë që Bonny e krahason me ‘El Clasico’ në Spanjë

‘Për madhështinë dhe bukurinë është si Barcelona-Real Madrid-shtoi Bonny-janë dy skuadra të mëdha që nuk urrehen, por në ato 90 minuta do të ketë një betejë në fushë. Shpresoj që në fund derbi të veshë ngjyrat zikaltër. Nuk do të jetë vendimtare, jemi vetëm në nëntor dhe gjithcka mund të ndodhë, por derbi është shumë i rëndësishëm; të mund të fitosh pikë të tjera jo vetëm ndaj Milanit por edhe ndaj Napolit, Romës dhe skuadrave të tjera, do të jetë një hap më shumë përpara’.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta