Kupa e Botës në ski, Lara Colturi rikthehet në pistë, në ditën e ditëlindjes së saj
Distria Krasniqi shfaqet e jashtëzakonshme në Grand Prix të Kroacisë në xhudo duke konfirmuar edhe njëherë se Kosova është një forcë e madhe në këtë disiplinë sportive.
Krasniqi fitoi medaljen e artë në këtë kompeticion pasi mundi në finale Reka Pupp me Ippon dhe kjo është e para medalje e artë për Kosovën në këtë kompeticion, ndërkohë që priten edhe suksese të tjera. Distria Krasniqi, që garoi në kategorinë deri në 52 kg nuk pati dyluftim në raundin e parë duke kaluar direkt në të dytin.
Në këtë raund ajo u përball me xhudisten braziliane Amanda Lima ndaj së cilës fitoi me Ippon për të kaluar në cerekfinale. Në këtë fazë, Krasniqi dyluftoi me francezen Pont Blandine duke e kaluar edhe këtë pengesë dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku u përball me italianen Gaia Stella të cilën e mundi me Ippon.
Distria Krasniqi nuk fali as në finale duke arritur të mposhtë edhe hungarezen Pupp që ishte pengesa e fundit mes xhudistet nga Kosova dhe medaljes së artë
Top Channel