Video/ Arritja historike në play off-in e Botërorit, FSHF ndan pamjet e përqafimit të ngrohtë mes Sylvinhos dhe Dukës pas fitores me Andorrën

14/11/2025 22:24

Shqipëria arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e së enjtes kundër Andorrës, duke marrë tre pikë që prenë biletën e kuqezinjve për në “Play Off”-in e Botërorit 2026.

Festa ka vijuar, edhe pse tashmë ekipi duhet të përgatitet për sfidën e fundit të Kualifikueseve me Anglinë, e cila tani ka vlerën e një miqësoreje luksi.

FSHF ka shpërndarë pamje nga festa e mbrëmshme, teksa në një video shfaqet momenti kur Presidenti i Federatës Armand Duka, pret në tunelin e stadiumit trajnerin Sylvinho dhe të ndajnë një përqafim të ngrohtë pas kësaj arritjeje.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta