Platforma statistikore zbulon kundërshtarin e mundshëm të Shqipërisë në play-off, kuqezinjtë kanë 19% shanse të ndeshen me…
Mbrojtësi Marc Guehi është detyruar të braktisë kampin e Anglisë vetëm tre ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Futbollisti 25-vjeçar është lënë jashtë listës për shkak të një dëmtimi.
Guehi nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren e mbrëmshme ndaj Serbisë dhe tashmë është konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në asnjë nga ndeshjet e këtij grumbullimi. Lajmi u bë i ditur nga England Football përmes një deklarate në rrjetet sociale.
“Marc Guéhi i Crystal Palace ka lënë kampin dhe nuk do të udhëtojë drejt Shqipërisë për ndeshjen e së dielës. Mbrojtësi është bashkuar me Tre Luanët këtë javë, por është rikthyer në klub për të vijuar rehabilitimin”, thuhej në njoftim.
Gjithashtu u konfirmua se trajneri Thomas Tuchel do të përgatitet për udhëtimin në Tiranë me një grup prej 24 futbollistësh.
Guehi do të vazhdojë rikuperimin te Crystal Palace, ndërsa mbetet dyshim për ndeshjen e radhës në Premier League kundër Wolves. Ai mungoi edhe sfidën e fundit të kampionatit kundër Brighton për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Dy ditë më parë, trajneri i Anglisë, Tuchel, pranoi se lojtari po vuante nga dhimbje të forta, edhe pse pa dëmtime strukturore. “Me Marc është shumë e dhimbshme, por nuk ka dëmtim të brendshëm. Ka mundësi për përmirësim të shpejtë, ndaj po punojmë që të jetë gati për ndeshjen e dytë”, u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e mbrojtësit në grup.
Top Channel