Video/ Entuziazmi i trajnerit Sylvinho, braziliani ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes: Shumë i lumtur për këtë arritje historike
Analizat më të fundit të publikuara nga platforma statistikore Football Meets Data tregojnë se, nëse Shqipëria përfundon në vazon e tretë për fazën play-off të Botërorit 2026, kundërshtari më i mundshëm në gjysmëfinale do të jetë Çekia.
Sipas simulimeve të kryera deri më 13 nëntor, përballja Çeki – Shqipëri shfaqet me një probabilitet 19%, duke e renditur si njërin nga skenarët më të shpeshtë të shortit.
Gjithsesi, ky simulim vjen në rast se Shqipëria përfundon në vazon e tretë, pasi kuqezinjtë tashmë kanë shanse të përfundojnë në vazon e dytë, nëse Islanda fiton ose barazon me Ukrainën të dielën.
Football Meets Data thekson se asnjë përballje nuk mund të ketë një probabilitet më të lartë se 25%, pasi çdo ekip në play-off do të ketë katër kundërshtarë të mundshëm në short.
Shorti zyrtar pritet të jetë vendimtar për të mësuar rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit të vitit 2026.

Top Channel