“Unë paguaj lojtarët, ata dëmtohen me kombëtaret”/ ‘Shpërthen’ De Laurentiis: Ata janë punonjësit e mi, nuk mund të vazhdohet kështu
E ardhmja e Ademola Lookman te Atalanta mbetet e paqartë dhe gjithnjë e më e diskutuar.
Pas skenës së tensionuar me ish-trajnerin Ivan Juric gjatë zëvendësimit në ndeshjen kundër Sassuolos, sulmuesi nigerian vazhdon të jetë në qendër të thashethemeve për një transferim të mundshëm.
Pas një vere të trazuar, ku u diskutua gjerësisht për një kalim të mundshëm te Interi që nuk u konkretizua, raporte të reja vijnë nga Turqia.
Sipas Fanatik, Lookman është gjithnjë e më pranë që të pranojë ofertën e Galatasarayt, që po e ndjek prej muajsh.
Klubi nga Stambolli raportohet se i ka ofruar lojtarit një kontratë të majme prej 9 milionë eurosh në sezon. Madje, sipas raportimeve, edhe Victor Osimhen — shok skuadre i Lookman në kombëtaren e Nigerisë — ka ndërmjetësuar për ta bindur sulmuesin të transferohet në Superligën turke.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet Atalanta. Bergamaskët vazhdojnë të qëndrojnë te kërkesa e tyre prej 50 milionë eurosh, shifër për të cilën nuk kanë lëvizur që nga vera. Klubi nuk e ka mbyllur derën për negociata, por insistimi për një shumë të lartë tregon se transferimi nuk është i thjeshtë.
Ardhja e trajnerit Palladino mund të sjellë ndryshime në sistemin e lojës, ndërsa afrimi i Kupës së Kombeve të Afrikës shton një element tjetër pasigurie. Në Bergamo askush nuk e përjashton plotësisht largimin e Lookman, por as qëndrimi i tij nuk është i garantuar.
Situata mbetet e hapur dhe javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit nigerian.
Top Channel