Pasi mbylli kapitullin Andorra dhe siguroi kualifikimin historik për në playoffin e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare nisi punën për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të kompeticionit atë me Anglinë.

Praktikisht  kjo përballje ëshë një ndeshje miqësore luksi duke qenë së të dyja skuadrat i kanë arritur objektivat e tyre. Paraditen e kësaj të premte,  në stadiumin e Andorrës, Kombëtarja zhvilloi një seancë stërvitore përpara kthimit në Tiranë me skuadrën që u nda në dy grupe.

Futbollistët që u aktivizuan titullarë ndaj Andorrës kryen ushtrime në palestër, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve zhvilluan një seancë të plotë bashkë me stafin teknik. Pasditen e së shtunës, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në Air Albania Stadium, pas konferencës së zakonshme për të shtyp të trajnerit Sylvinho

Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe Anglisë do të luhet të dielën në 16 nëntor në orën 18:00 dhe si gjithnjë do të transmetohet në platformën Digitalb

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta