Kupa e Botës në Skitë Alpine kthehet me ndalesën e dytë të saj që do të jetë pikërisht në Levi, Finlandë. Skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi. Lara Colturi do ta përjetojë në mënyrë më të vecantë se garimi në disiplinën e Slalomit përkon me ditëlindjen e 19 të saj.

Një arsye më shumë për Lara Colturin për të tentuar që të regjistrojë rezultatin më të lartë për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ditën speciale të saj. Në prag të kësaj gare Lara Colturi është prononcuar duke folur për gjithcka për emocionet, sfidat dhe ëndrrat e saj. Skiatorja e re pohoi se është më gati se kurrë dhe plot me energji për këtë garë dhe në mënyrë të veçantë për pistën e Levit.

Pista e Levit është e mahnitshme. Është gjithnjë kënaqësi të kthehesh këtu-tha Lara Colturi-dhe paraqitja ime e parë në Kupën e Botës ka qenë pikërisht në Levi, kështu që kam shumë kujtime të bukura dhe mezi pres të kthehem në këtë pistë. Përsa i përket presionit, e hoqa peshën e tij në Soelden ku ishte edhe gara e parë. Unë garoj dhe në Slalomin Gjigant dhe për mua është sikur sezoni nis tani, jam shumë e emocionuar’.

Gara e Slalomit në Levi të Finlandës në Skitë Alpine do të nisë në orën 10:00 të së shtunës me zbritjen e parë, ndërsa në orën 13:00 të kësaj dite, do të bëhet edhe zbritja e dytë. Kujtojmë se në ndalesën e parë në Soelden të Austrisë, Lara Colturi u rendit në vendin e 7 në të dyja zbritjet duke marrë 36 pikët e para në këtë edicion të Kupës së Botës në Skitë Alpine

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta