Procesi i apelit për tentimin e zhvatjes ndaj familjes së Michael Schumacher ka marrë një kthesë të fortë emocionale, pasi gjykatësi Markus Quantius ka e quajti çështjen “një turp absolut”.

Familja Schumacher ishte kërcënuar se në Darknet do të publikoheshin foto dhe video private të legjendës së Formula 1, nëse ata nuk paguanin 15 milionë euro. Michael Schumacher qëndron larg jetës publike që prej aksidentit të rëndë me ski në vitin 2013.

Gjykatësi, njëherësh nënkryetar i gjykatës rajonale, ka deklaruar se nuk sheh arsye për të ndryshuar ndjeshëm vendimet e shkallës së parë. Pas fjalës së tij, 31-vjeçari, djali i njërit prej të pandehurve, ka tërhequr menjëherë ankesën, duke e bërë përfundimtare dënimin e tij me gjashtë muaj me kusht. Në sallë kanë mbetur tani vetëm dy të pandehur.

Në shkallën e parë, gjykata e Wuppertalit kishte dënuar autorin kryesor, 54 vjeç dhe me precedent penal, me tri vite burg për tentativë zhvatjeje në rrethana veçanërisht të rënda. Një ish-punonjës i sigurisë së familjes Schumacher, gjithashtu 54 vjeç, ishte dënuar për bashkëpunim me dy vite me kusht dhe një gjobë prej 2.400 eurosh.

Pala civile kërkon tani që ky i fundit të njihet si bashkautor i plotë dhe që dënimi i tij të rritet në katër vite burg. Megjithatë, të pandehurit kanë njoftuar se nuk do të japin deklarata në apel, duke i hedhur poshtë pritshmëritë për elemente të reja akuze.

Gjykatësi Quantius ka theksuar se është e pamundur që ish-punonjësi i sigurisë të dalë pa dënim, por ka kujtuar se nuk ekzistojnë prova për përfshirje direkte apo për përfitim financiar nga krimi. Procesi pritet të vazhdojë edhe për katër ditë të tjera, deri në fillim të dhjetorit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta