Kosova, çfarë elozhesh nga FIFA: Një ngritje historike….
Te Interi janë ndezur sirenat e alarmit për Denzel Dumfries në prag te Derbit të Madonninës me Milanin. Mbrojtësi zikaltër nuk është grumbulluar nga trajneri i Holandës, Ronald Koeman për ndeshjen me Poloninë për kualifikueset e Botërorit 2026 për shkak të një problemi fizik .
Për momentin nuk dihet shkalla e dëmtimit të futbollistit, por Dumfries nuk është larguar nga grumbullimi i skuadrës, kështu që mund të bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë.
Sipas NOS, Dumfries është konsultuar me stafin mjekësor të përfaqësueses pasi braktisi stërvitjen e së majtës dhe duke parë se Dumfries nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, trajneri Koeman vendosi ta kursejë atë për sfidën me Poloninë.
Kjo situatë po monitorohet me kujdes nga Interi që është në pritje të lajmeve dhe detajeve të reja. Me rifillimin e kampionateve, Interin e pret menjëherë një ndeshje e madhe, pikërisht ajo me Milanin dhe një mungesë e mundshme e Dumfries mund të shqetësojë jo pak trajnerin Cristian Chivu.
Top Channel